Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kritikuar Vetëvendosjen për keq menaxhim të pandemisë, pas shtimit të rasteve të reja me COVID-19.
Ajo ka shkruar në Facebook, se përderisa sot janë 888 raste të reja, VV-ja lëshon informata se ka vendosur që në Prishtinë ta kandidojë për kryetarë Ministrin e Shëndetësisë.
“E thanë që e menaxhuan pandeminë kur numrat ranë e virusi shpërndahej më pak. Dje 562 raste të reja, sot 888 dhe si për ironi VV-ja lëshon informata se ka vendosë që në Prishtinë ta kandidojë Arben Vitinë, po pra Ministrin e Shëndetësisë”.
“Kaq brengoset kjo qeveri për qytetarët, i sheh si vota dhe asgjë më shumë”.