UBT News

Bajram Rexha, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës

Sot në Drejtorinë e përgjithshme të Doganës së Kosovës u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës nga ish U.D. i Drejtorit të Përgjithshëm, Ibrahim Xhaka tek U.D. të Drejtorit të Përgjithshëm, Bajram Rexha.

“Me qëllim të zbatimi të vendimit 212/2020 të datës 16 tetor 2020 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, respektivisht të Kryeministrit, sot në Doganën e Kosovës është organizuar ceremonia zyrtare e pranim dorëzimit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm.”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Para disa ditësh kryeministri Hoti e ka shkarkuar Ibrahim Xhakën nga detyra e ushtruesit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Doganës./UBTNews

Exit mobile version