Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga fëmijët e institucionit parashkollor “Gëzimi Ynë”, kanë realizuar një xhiro me auto trenin, i cili tani e tutje do të jetë në shërbim për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.
Nga kjo komunë bëjnë të ditur se fëmijët dhe të pranishmit e tjerë u shprehën të lumtur që Mitrovica tani posedon një tren të tillë, i cili do të ofrojë një atraksion të ri në qytet, sidomos në këto ditë të verës ku qytetarët mund të shijojnë shëtitjen.
“Treni do të parakalojë çdo ditë nga sheshi kryesor i qytetit deri tek Liqenit Akumulues, ndërsa nisja do të bëhet çdo dy orë duke filluar nga ora 09:00”.
“Çmimi i biletës do të jetë 0.50 euro për person dhe mund të shfrytëzohet nga të gjitha grupmoshat”, njoftojnë nga Komuna e Mitrovicës.