Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Agim Bahtiri pak para vazhdimit të sotëm të seancës konstituive fajësoi partitë e tjera për bllokadën drejt konstituimit të Kuevndit të Kosovës.
“Duhet të shohim një zgjidhje përfundimtare për të bërë Kuvendin. Është një gabim i madh që po bëhet mes partive politike që nuk konstitohet kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje voton për të bërë konstituimin e Kuvendit. Çdo herë jemi të gatshëm të bëjmë kompromis që të bëjmë një qeveri të përbashkët. I duhet këtij vendi për të dërguar proceset përpara. Ne të drejtën tonë e shfrytëzojmë. Ne e kemi një kandidate të përgatitut dhe të dëshmuar “, tha Bahtiri.