Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka thënë se një zgjidhje me dy shtete për Qipron nuk është një opsion dhe Gjermania do të vazhdojë të bëjë presion për një ulje të tensioneve në ishull.
“Gjermania është në mënyrë solide në anën tuaj. Një zgjidhje mund të gjendet vetëm në bazë të rezolutave të Kombeve të Bashkuara”, tha Baerbock gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologun e saj qipriot, Ioannis Kasoulides.
Ishulli i Qipros u nda pas një pushtimi turk të vitit 1974 i nxitur nga një grusht-shtet i shkurtër i krijuar nga ushtria që sundonte në atë kohë Greqinë. Turqia nuk e njeh qeverinë greke të Qipros. Përpjekjet ndër vite për të ndërmjetësuar paqen mes dy palëve kanë dështuar.
“Ndarja nuk mund të jetë një zgjidhje”, tha Kasoulides. “Ka tre zgjedhje që vijnë, në Qipro, Greqi dhe Turqi, dhe sigurisht përpjekjet për të ecur përpara drejt rifillimit të një dialogu mund të fillojnë vetëm pas zgjedhjeve në Turqi”, shtoi ai./UBTNews/