UBT News

Baerbock thotë se Kina mund të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha të martën se Kina duhet të luajë rol të rëndësishëm që t’i jap fund luftës në Ukrainë, nëse “vendos të veprojë ashtu”.

Baerbock foli para mediave pas një takimi me homologun e saj kinez në Pekin, duke thënë se “si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Kina mund të luajë një rol të rëndësishëm në përfundimin e luftës, nëse vendos ta bëjë këtë”.

Baerbock priti Ministrin e Jashtëm kinez, Qin Gang, i cili më pas udhëton në Francë dhe Norvegji./UBTNews/

Exit mobile version