UBT News

“Baby Shark”, videoja e parë në YouTube me 10 miliardë shikime

“Baby Shark”, kënga më e preferuar nga fëmijët ka shënuar një moment historik – arriti 10 miliardë shikime në YouTube. Jo vetëm që është videoja më e shikuar në platformë, një rekord që e vendosi në nëntor të vitit 2020, por është edhe videoja e vetme në sajt që arriti 10 miliardë shikime, konfirmoi YouTube për CNN.

Kënga e fëmijëve, e krijuar nga kompania arsimore koreano-jugore Pinkfong dhe e realizuar nga këngëtarja koreano-amerikane Hope Segoine, debutoi në vitin 2016 dhe u bë virale në Azi po atë vit. Kurse në Amerikë u bë virale në vitin 2019. Që nga atëherë kënga u lëshua nëpër televizionet e mëdha botërore.

Në këtë video shfaqen dy fëmijë që demonstrojnë “vallëzimin e peshkaqenit të vogël”. Për të festuar këtë arritje, kompania Pinkfong ka ftuar fëmijët në të gjithë botën që të filmojnë “momentet e tyre të vallëzimit Baby Shark” dhe t’i ndajnë ato me kompaninë./UBTNews

Exit mobile version