Një rast i dhunës në familje është raportuar në Gjilan. Një vajzë ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga babai i saj. Sipas saj, ngjarja ndodhi pas një mosmarrëveshje mes tyre.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe me këtë rast ka pranuar tretman mjekësor. Kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë./UBTNews