Është arrestuar një burrë në Ferizaj pasi që dyshohet se ka goditur me shuplakë vajzën e tij të mitur.
Policia ka njoftuar po ashtu se e mitura ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është inicuar si dhunë në familje.
“Ferizaj 24.08.2022 – 19:43. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti e ka goditur me shuplakë vajzën e tij (të mitur) – viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24 orësh të policisë.