Një burrë mbrëmë rreth orës 20:35 dyshohet se ka rrahur fëmijët e tij 11 dhe 14 vjeç në Han të Elezit. Në lidhje me këtë, policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin A.M (M/K) i moshës 38 vjeçar, i cila shkak i një mosmarrëveshje, kishte shkaktuar dhunë në familje, duke i goditur dy fëmijët e tij.
“Mbrëmë, rreth orës 20:35 policia e stacionit në Han të Elezit ka pranuar një informacion se në rrugën “Xhemsedin Luma ” është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin A.M (M/K) i moshës 38 vjeçar, i cila shkak i një mosmarrëveshje, kishte shkaktuar dhunë në familje, duke i goditur dy fëmijët e tij 11 dhe 14 vjeçar.Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Han të Elezit dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Dhunë në familje”, thuhet në njoftimin e policisë.