Në media qarkulloi një video ku shihet një prind duke e goditur me shuplakë vajzën e tij të mitur dhe duke e tërhequr për krahu.
Pas publikimit të videos, Policia e Kosovës ka arrestuar dhe intervistuar të dyshuarin dhe vajzën e tij. I dyshuari ka pohuar se në video-incizimin e publikuar janë ai dhe vajza e tij.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë./UBTNews/