Një person është arrestuar, pasi i njëjti dyshohet se ka rrahur tre djemtë e tij.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur gjatë ditës së shtunë në komunën e Vitisë.
Në njoftim bëhet e ditur se nuk ka të lënduar dhe se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.