Inxhineri i robotikës, Jean-Louis Constanza, ka ndërtuar një veshje robotike për të birin e tij 16-vjeçare Oscar, e cila e lejon atë që të ecë, raporton BBC.
Oscar, që është në karrocë me rrota, e aktivizon veshjen duke thënë “robot ngrihu” dhe veshja më pas ec në drejtim të tij. Jean-Louis, është bashkëthemelues i kompanisë që ndërton veshjet që lejojnë përdoruesit të ecin për disa orë në ditë.
Përdoret në spitale në disa shtete, por nuk lejohet për përdorim të përditshëm për individët dhe ka një çmim rreth 150 mijë euro.
Një eksoskelet personal duhet të jetë shumë më i lehtë, thonë inxhinierët e kompanisë.