Në Komisionin Hetimor Parlamentar po raporton Naim Musliu, babai i të ndjerit Agon Musliu, i cili vdiq në karantinë në Qendrën e Studentëve. Musliu hodhi akuza ndaj VV-së, duke thënë se djali i tij ka vdekur në ‘duart e shtetit’.
“Ju administratën zonja Kusari-Lila e keni porositur çka duhet me më më thënë mua a? Vërejtje për ju, sidomos për VV-në. Ju kam përcjellur mirë. Çka ju pengon prezenca ime këtu, si Kollçakut dhe ju? Po t’ju kishte vdekur djali juaj çfarë do të kishit bërë ju? Kur është fjala për djalin tim, ju të VV-së në parlament e çdokund po e ulni kokën. Pse s’e ngritni zërin për tjerët? Këtu duhet me thënë të vërtetën. Gjoja unë dokument nuk kam pasur të prezantoj. Djali im ka vdekur në duart e shtetit, a është fakt? ”, ka thënë ai.
Musliu e quan politike vdekjen e djalit të tij në Qendrën e Studentëve.
Janë bërë mëse katër muaj prej kur i riu nga Gjilani, Agon Musliu humbi jetën në Qendrën e Karantinës.