UBT News

Azemi ua sqaron punëtorëve teknikë premtimet që i mori nga ministri Zemaj

Kreu i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka mbajtur konferencë për media në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, pas takimit me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Para grevistëve ai tha se ka marrë zotim për përmbushjen e kërkesave të tyre.

“Jemi në grevë për të mbrojtur drejtat tona, kemi hyrë në mënyrë ligjore vazhdojmë dhe do të dalim në mënyrë ligjore”, deklaroi Azemi.

Ai tha që përkundër presionit greva do të vazhdojë, raporton EO.

“Ministri dhe sindikata janë pajtuar që kërkesat e punëtorëve janë legjitime dhe në këtë rast se kemi pasur as kundërshtimin më të vogël”, shtoi ai më tej.

Azemi deklaroi që deri nesër do të kenë marrin përgjigje se cila do të jetë mënyra e pagesë për këta punëtorë.

“Greva nuk do ndalet deri sa të marrin vendimin përfundimtar dhe do vazhdojmë ashtu siç jemi marrë vesh”, potencoi ai.

Azemi shtoi se Sindikata ka përgjegjësinë e mbarëvajtjes se si do të shkojë greva.

Exit mobile version