Vonimi i pajustifikueshëm i procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në Qendra Komunale, është vlerësuar si një dështim i drejtpërdrejt i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të zbatuar afatet ligjore. Kështu ka thënë Aolta Bajrami, hulumtuese e rrjetit të organizatave joqeveritare, AVONET.
Nga qendra e numërimit në Komunën e Ferizaj, Bajrami ka theksuar se po ashtu problemet teknike në softuerin zgjedhor që paralizuan procesin, rriten pasigurinë e qytetarëve për besueshmërinë e zgjedhjeve. Derisa sfidë tjetër gjatë monitorimit, ajo ka thënë se është mungesa e trajnimit të komisionerëve.
Në një konferencë për media të premten, Bajrami ka theksuar se nëse vazhdohet me ketë ritëm të vonesave në numërim të votave për deputetë, procesi mund të zgjasë më shumë se një jave.
Ndërsa konsideron se kjo situatë është e papranueshme.
“Si AVONET, kemi monitoruar nga afër çdo fazë të zgjedhjeve, duke monitoruar veçanërisht procesin e numërimit të votave në Qendrën Komunale në Ferizaj. Për fat të keq, ajo që kemi parë në terren është shqetësuese dhe kërkon reagim urgjent. Në dy deklarata të mëparshme, kemi ngritur alarmin për vonimin e pajustifikueshëm të fillimit të numërimit, një dështim i drejtpërdrejt i KQZ-së për të zbatuar afatet ligjore. Problemet teknike në softuerin zgjedhor që paralizuar procesin dhe rriten pasigurinë e qytetarëve për besueshmërinë e zgjedhjeve. Monitorimi ynë ka zbuluar po ashtu mungesën e trajnimit të komisionereve dhe stafit të numërimit. Në shumicën e qendrave të monitoruara vëzhguesit tanë kanë raportuar se komisionerët nuk kishin njohuritë bazë për procedurat e numërimit. Ishte e paqartë ndarja e përgjegjësive dhe roleve të tyre, në disa raste vëzhguesit tanë të ndërhynë për të qartësuar rregullat e KQZ-së. Kjo situatë është e papranueshme“, theksoi Bajrami.
Përgjegjësinë kryesore për mungesë të trajnimit të mirëfilltë ajo e ka hedhur te KQZ.
Ndërsa ka shtuar se nëse vazhdohet me këtë ritëm të vonesave në Qendra Komunale të Numërimit, të votave për deputetë, ka thënë se procesi mund të zgjasë më shumë se një javë.
Në Ferizaj, partia qe prin me vota në ketë komunë është Vetëvendosje me rreth 51 për qind, sipas rezultateve të KQZ-së, e pasuar nga PDK me rreth 26 për qind.