UBT News

Avokatja e Popullit e Ukrainës thotë se 198 fëmijë kanë vdekur që nga fillimi i luftës

Së paku 198 fëmijë kanë vdekur si pasojë e luftës në Ukrainë, konfirmoi Avokatja e Popullit në Ukrainë, Lyudmyla Denisova. Ajo shtoi se edhe 355 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i luftës.

“Nuk është e mundur të përcaktohet numri aktual i fëmijëve të vdekur dhe të plagosur për shkak të luftimeve aktive”, deklaroi ajo.

Deri më tani janë konfirmuar 1 mijë e 964 civilë të vdekur dhe 2 mijë e 613 të plagosur që nga fillimi i luftës, sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, i cili gjithashtu shtoi se “shifrat aktuale mund të jenë dukshëm më të larta”.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se dhjetëra mijëra njerëz mund të kenë vdekur në qytetin e rrethuar të Mariupolit./UBTNews/

Exit mobile version