UBT News

Avokati Stojkoviq kthehet sot në Serbi: Do të kenë mundësi të më arrestojnë

Avokati serb, Cedomir Stojkoviq, i cili ka qëndruar dje në Kosovë për të bërë homazhe në Prekaz, ka njoftuar se do të niset sot në mëngjes për në Serbi. Ai ka thënë se kësisoj autoritetet në Serbi do të kenë mundësinë ta arrestojnë, njëjtë sikurse bënë me politikanin opozitar, Nikola Sanduloviq.

“Nga sot në orën 09:00 do të jem në Serbi. Në atë kohë kam në plan të kaloj kufirin. Në sferën e përgjegjësisë së Prokurorit të Lartë Publik në Vranjë dhe Nish, i cili do të ketë mundësinë të më arrestojë mua, si dhe Nikolla Sanduloviqin, sepse kam vendosur lule në varrin e fëmijës shtatëvjeçar, Blerina Jashari. Nëse humbasin, ata e kanë mundësinë e tyre të radhës në Beograd”, ka shkruar ai në X.

Stojkoviq ka bërë homazhe tek varri i shtatëvjeçares, Blerina Jashari, ku edhe ka lënë mbishkrimin “Urrejtja vdes, ti jeton përgjithmonë. 1 mijë lotë për 1 mijë vjet paqe. Dhe, miliona shpresa dhe ëndrra, të cilat fillojnë me fjalën ‘Më fal’”.

Exit mobile version