UBT News

​Avokati serb tregon arsyet e ndalimit të tij në aeroportin e Beogradit

Avokati Çedomir Stojkoviq është mbajtur sot nga autoritetet serbe në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd. Ai ka bërë të ditur se tashmë është liruar, por arsyeja e ndalimit të tij “ka të bëjë me një masë të vendosur në sistemin e kontrollit të detajuar kufitar, e cila mund të zgjasë përgjithmonë”.

“Arsyeja formale e ndalimit ishte: “Ke një masë të futur në sistem që kërkon kontroll të detajuar kufitar që mund të zgjasë përgjithmonë”. Po – ato fjalë janë përdorur nga policia kufitare: “Mund të zgjasë përgjithmonë”, ka shkruar Stojkoviq në rrjetin X.

Paraprakisht sot në aeroportin e Beogradit, avokati Stojkoviq ka treguar se pasi pasagjerët janë ulur në aeroplan për 35 minuta, janë nxjerrë jashtë në mënyrë që edhe njëherë të kalojnë kontrollin e sigurisë.

Kujtojmë se kjo që po ngjan sot po ndodh pas ndalimit katër orësh që i është bërë Stojkoviq nga autoritetet serbe të premten derisa po kthehej nga Kosova në Serbi.

Çedomir Stojkoviq ishte për homazhe te varri i 7-vjeçares Blerina Jashari në Prekaz, pas rrahjes së Nikola Sanduloviq, liderit opozitar serb nga BIA, për shkak se kishte kërkuar falje për krimet e Serbisë në Kosovë dhe kishte vendosur kurora lulesh në Prekaz.

Exit mobile version