Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale kanë bastisur të mërkurën banesën e Adil Behramajt, ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi. Artan Qerkini, avokat i Behramajt shkurtimisht para medieve tha se nuk e di sa do të zgjasë bastisja.
“Pas bastisjes do të jipen detaje më të hollësishme”, tha Qerkini.
Ai shtoi se arsyeja nuk dihet akoma dhe kjo do të bëhet e ditur pas bastisjes.
“E gjithë kjo do të bëhet e ditur pas procesit. Kjo nuk varet prej neve kjo varet nga ata që janë duke zhviluar bastisjen. Ajo është duke ndodhur në banesën e zotit Behrami”, tha Qerkini.