UBT News

Avokati mbrojtës i Veselit: Do të bëjë kërkesë që ai të lirohet deri në fillim të gjykimit

Ben Emmerson, avokati mbrojtës i Kadri Veselit, do të kërkojë lirimin e Veselit nga paraburgimi deri në kohën kur do të fillojë gjykimi i tij.

“Z.Veseli duhet të presupozohet i pafajshëm për të gjitha akuzat. Duke vijuar nga kjo, gjykata do të marrë parashtrim ose kërkesë që Veseli të lirohet deri në pritje të fillimit të gjykimit. Desha të shënohet në proces verbal, fakti se z.Veseli është arrestuar, ju si gjykatës duhet të dini se Veseli erdhi në gjykatë në bazë të një marrëveshjeje paraprake, vullnetarisht. Dorëzimi i tij vullnetar u bë me kërkesë të avokatit. Është e drejtë ta theksoj se ditën që u dorëzua ai ka dorëzuar deklaratë të cilën dua ta lexoj”, deklaroi Emmerson.

Në seancën e parë gjyqësore në Hagë, Veseli u vetëdeklarua i pafajshëm./UBTNews

Exit mobile version