Avokati kosovar Arianit Koci ka bërë të ditur se procesi për kthimin e trupit të Faton Hajrizit në Kosovë po zhvillohet sipas planit të paraparë. Ai njoftoi se strishoja e gojës e nënës së Hajrizit është dorëzuar te autoritetet serbe për të ndihmuar në zbulimin e vrasjes së pretenduar të tij.
Në një postim në Facebook, avokati Koci shkroi se gjithçka po shkon sipas planit të tij dhe se nuk ka arsye të tjera që të pengohet lirimi i trupit të Hajrizit, përveçse pritjes për analizën e strishos.
Autoritetet serbe ende nuk kanë specifikuar detaje rreth mënyrës dhe kohës së transportit të trupit të pajetë të Faton Hajrizit në Kosovë. Hajrizi u vra nga autoritetet serbe më 19 korrik, pasi ishte arratisur për herë të nëntë nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik të këtij viti.
Reagimi zyrtar i qeverisë së Kosovës ka qenë i qartë, duke kërkuar një hetim të hollësishëm vendas dhe ndërkombëtar për rastin e Hajrizit. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka njoftuar se janë informuar nga Policia e Kosovës se autoritetet serbe kanë dërguar shenjat e gishtërinjve të një personi më datë 22 korrik, në lidhje me rastin e pretenduar të vrasjes së një qytetari të Kosovës në territorin e Serbisë./UBTNews/