Avokati i Fadil Fazliut, David Young ka kërkuar shpalljen të pafajshëm të Fadil Fazliut.
“Kërkojë me respekt që verdikti në këtë rast të korrigjohet dhe të jetë në përputhje me detyrën publike që është pafajësia e z.Fazliu”, tha Young.
Ai tha se gjatë ngritjeve të akuzave në këtë çështje, Prokuroria nuk ka intervistuar asnjëherë të dyshuarit.
“Pjesa më e madhe e këtyre personave, e këtyre të akuzuarve nuk janë intervistuar asnjëherë. Besoj që z.Kilaj mund të ketë qenë para shumë shumë vitesh por pjesa më e madhe e të akuzuarve nuk janë intervistuar asnjëherë nga Prokuroria. Pra, mund të nxjerrim deduktimin nga kjo që Prokuroria ka marrë qasjen strategjike për të mos i intervistuar ata. Për të mos i intervistuar këta persona lidhur me pretendimet dhe a është kjo mënyrë e drejtë për të filluar hetimet ap ngritur akuzat?! Unë besoj që jo. Unë thgem qartësisht që nuk është kështu”, tha David Young.
Young parashtroi se Fadil Fazliu duhej të paktën që të intervistohej por atij nuk iu dha mundësia të thoshte atë që kishte për të thënë.
“Nga përvoja juaj e gjerë i nderuar gjykatës ju e dini që normalisht ju jepet prokurorëve dhe hetuesve mundësia për pyetjet që do i bëjnë dëshmitarit për pretendimet dhe lidhur me provat. Në të njëjtën mënyrë, intervista I jep mundësinë të dyshuarit që të jep përgjigjet e tij ndaj pretendimeve që ngrihen kundër tij. Ndonjëherë është mënyrë e mirë për të vërtetuar provat dhe për të verifikuar pretendimet dhe për të parë se si personi përgjigjet”, tha ai.
David Young tha se kjo është mënyrë e duhur për të verifikuar provat nga mënyra se si përgjigjet I dyshuari.
“Por pas intervistave, është praktikë e zakonshme për prokurorët në nivel kombëtar dhe ndërkombëtarë që të marrin vendimin se nëse do të vazhdojnë më tej ndjekjen kundër të dyshuarit, të ngrenë akuza ndaj tij dhe kjo mund të varet nga ajo që është thënë gjatë intervistës apo jo”, tha ai.
Me kaq përfundoi fjalën përfundimtare mbrojtja e Fadil Fazliut për të vazhduar më pas me mbrojtjen e Hajredin Kucit e përfaqësuar nga avokati Alexander Admiral./A.K/
