Avokati i të miturës që u aksidentua nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Florim Shefqeti, tha se kanë bërë kërkuar që të ndalohet publikimi i videos ku shihet momenti i aksidentit dhe ato medie që e kanë publikuar videon ta largojnë atë. Ai tha se këtë arsyetim e kanë bërë ngase video e ka cenuar dinjitetin e të miturës dhe e kanë cenuar Ligjin për Familjen dhe të dhënat personale.
Shefqeti tha se e kanë kundërshtuar po ashtu edhe kërkesën e të pandehurës që seanca të jetë e mbyllur për medie. Ai tha se seanca e radhës pritet që të jetë me datën 10, të mërkurën në orën 13:15, ku sipas tij, pritet që të dëgjohet edhe deklarata e të pandehurës.
“Është një kërkesë përfaqësuesit e të pandehurës z.Hajdari për mbylljen e seancës. Ne i kemi dhënë kundërshtimet tona që kjo seancë nuk është dashur që të mbyllet, nga vet fakti se kërkesa e tyre është në kundërshtim me qëndrimin e tyre ku shihet se aty kanë marrë pjesë monitorues dhe asnjë vërejtje nuk ka ekzistuar nga pala e pandehur lidhur me pjesëmarrjen e medieve. Por tani që kur ka ardhur koha që të bëhet deklarimi i të pandehurës, atëherë vije kjo kërkesë. Ne e kemi kundërshtuar edhe mendojmë që ky vendim nuk është dashur që të merret sepse e njëta nuk do të bëjë deklarim e cila do ti jepte arsyeje mbylljes së seancës. Poashtu ne kemi paraqitur edhe një kërkesë tjetër për ndalimin e publikimit të asaj videoje. Poashtu të detyrimit të atyre që e kanë bërë publikimin në tërheqjen e saj për shkak se ne vlerësojmë se e kanë cenuar dinjitetin e të miturës e poashtu e kanë cenuar Ligjin për Familjen dhe të dhënat personale. Të dyja këto cenime të ligjeve ne do ti drejtohemi Agjencisë për Informim dhe Privatësi ndaj atyre që kanë bërë publikimi, sepse publikimi i asaj video është bërë në mënyrë shumë të pjesshme për interpretime me qëllime të caktuara”.
“Sido që të jete pasi që ju jeni larguar nga seanca ka pasur kërkesë nga pala e pandehur që seanca të shtyhet dhe ne normalisht që jemi thirrur në prolongimin e procedurës dhe e kemi kundërshtuar këtë vendim për të mos rrezikuar parashkrimin. Rrjedhimisht kjo ka qenë edhe si arsye sepse edhe rrethanat se në të cilat është propozuar regjimi i përfaqësuesve të grupit të eksperteve në parim gjykata ish dashtë që ta ftoj. Ne i kemi thënë, por nuk kishte relevancë në kërkesën e palës së pandehur sepse ata në parim e kanë mbështetur super-ekspertizën. Ajo që është vlerësuar drejt nga gjykata sepse seanca është caktuar për pasnesër me datën 11, në ora 13:15, dhe në presim që të dëgjohet edhe përfaqësuesja e palës së dëmtuar por edhe e pandehura”, tha ai.