Avokati i Popullit e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për paga. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i këtij institucioni, Petrit Çollaku.
Kjo është bërë pasiqë Avokati i Popullit ka shqyrtuar ankesat e palëve të ndryshme të cilat kanë kërkuar nga ky institucion që këtë ligj ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.
Ligji për paga, i cili është në fuqi nga muaji shkurt, ka përcaktuar vlerën e koeficientit të pagës në sektorit publik 105 euro.
Lidhur me këtë, Avokati i Popullit ka pranuar ankesa nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, zyrtarë komunalë të arsimit, infermierë, mjekë, Sindikata e Policisë së Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe institucione e organizata të tjera.