Avokati i familjes së Faton Hajrizit, Gent Gjini, ka dorëzuar padi dhe kallëzime penale ndaj kryeministrit Albin Kurti, zëvendësit të tij, Besnik Bislimi dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Gjini tha se padinë e ka bërë sipas tij, sepse kanë vazhduar fyerjet ndaj Faton Hajrizit. Ai tha se fjala “kriminel” ishte arsyeja kryesore se pse po e bënë këtë padi.
I pranishëm ishte edhe vëllai i Fatonit, Artan Hajrizi.
Faton Hajrizi, u vra më 19 korrik në Lloznicë të Serbisë.