Në seancën gjyqësore për rastin Banjska avokatët e të dëmtuarve kërkuan nga trupi gjykues që të akuzuarit të dënohen me burgim të përjetshëm.
Mbrojtësi i të dëmtuarit Alban Rashitaj, avokati Naim Rudari, tha se ajo ditë e sulmit në Banjskë ishte e kobshme.
“Ora 2.00 e mëngjesit ishte e kobshme për familjen Bunjaku. Ishte e rëndë edhe për Alban Rashitajn dhe të tjerët. Ishte një madhështi për policinë e Kosovës që arritën aq shpejt të shpartallojnë një grup të organizuar mirë profesionalisht dhe doli që organizimi i tyre të dështojë brenda 24 orësh”.
“Ne paraqesim kërkesë pasurore juridike për të dëmtuarin . Zotëria që është ulur është pjesëtar i policisë së Kosovës. Unë konsideroj se në këtë gjykatore nuk mund të ulet ku është paraparë vendi i prokurorit special”, tha avokati Rudari.