UBT News

Avokado: sekret i natyrës për çrregullimet hormonale

Edhe pse avokado ka mbërritur më vonë në tregun tonë krahasuar me Evropën dhe pjesë tjera të botës, ai është bërë shpejt një nga frutat më të çmuara për shëndetin.

Ky frut i mrekullueshëm mund të ndihmojë në rivendosjen e ekuilibrit hormonal, humbjen e peshës dhe mbrojtjen kundër kancerit.

Përmirëson shëndetin e zemrës

Ndihmon në balancimin e lipideve në gjak falë acideve yndyrore të shëndetshme që përmban. Një avokado mesatare përmban 71% acide yndyrore mono të ngopura, 13% poli të ngopura dhe 16% të ngopura. Konsumi i rregullt përmirëson qarkullimin e gjakut e ndihmon në pastrimin e arterieve dhe venave.

Lëkurë dhe flokë të shëndetshëm

Vitamina dhe acidet Omega-3 tek avokado mbajnë lëkurën të shëndetshme, ndihmojnë në balancimin e nivelit të sebumit. Avokado është hidratues i shkëlqyer për skalpin dhe flokët, ndërsa luteina që përmban mbron dhe forcon shikimin.

Parandalon kancerin

Sipas një studimi të publikuar në Journal of Nutrition and Cancer, fitokimikët në avokado kanë efekt të fuqishëm dhe ndihmojnë në mbështetje të trajtimeve për pacientët me kancer të gojës. Po ashtu, antioksidantët karotenoidë të avokados mund të pengojnë rritjen e qelizave kancerogjene të lëkurës.

Ndihmon në humbjen e peshës

Dietat e varfra në karbohidrate, por të pasura me yndyrna të shëndetshme, përshpejtojnë rënien nga pesha. Për këtë arsye, avokado është një shtesë ideale në regjimet dobësuese.

Balancimi i hormoneve

Acidet yndyrore esenciale që gjenden tek avokado ndihmojnë natyrshëm në balancimin e çrregullimeve hormonale dhe ndikojnë pozitivisht në funksionin riprodhues dhe atë njohës. /A.Z/UBT News/

 

 

Exit mobile version