Një avion i Arabisë Saudite që transportonte ndihma për Sirinë e goditur nga tërmeti, u ul në Aleppo të martën, i pari në më shumë se një dekadë luftë, tha një zyrtar i ministrisë së transportit për AFP.
Aeroplanë me ndihma të huaja kanë zbritur në Siri që kur një tërmet me magnitudë 7.8 goditi vendin e shkatërruar nga lufta dhe Turqinë fqinje duke vrarë më shumë se 35,000 njerëz.
“Ky është avioni i parë nga Arabia Saudite që ulet në territorin sirian në më shumë se 10 vjet”, tha zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti.
Aeroplani saudit u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Aleppos duke transportuar 35 tonë ndihma ushqimore, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve SANA.
Dy avionë të tjerë sauditë janë planifikuar të ulen të mërkurën dhe të enjten, tha për AFP një tjetër zyrtar i ministrisë së transportit, Suleiman Khalil.
Fluturimi i fundit i tillë u ul në Siri në shkurt 2012./UBTNews/