UBT News

Avioni që e transportonte në Mynih pëson defekt, Marco Rubio kthehet në Uashington

Avioni që transportonte Sekretarin Amerikan të Shtetit nga Uashingtoni në Mynih hasi në një problem teknik gjatë fluturimit dhe u kthye pas duke u ulur në bazën e Forcave Ajrore Andrews.

Nga Departamenti i Shtetit njoftojnë se Marco Rubio do të udhëtojë në Gjermani dhe më pas në vendet e Lindjes së Mesme me një avion tjetër duke u vonuar për disa orë.

Rubio do të udhëtojë në Gjermani për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut dhe në Takimin e Ministrave të Jashtëm të G7.

Më pas ai do të udhëtojë në Izrael, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për t’u takuar me zyrtarë të lartë.

Exit mobile version