UBT News

Avioni ku ndodhej ministrja franceze i shpëton rrëzimit në momentet e fundit

Avioni i kompanisë “Fly Amelia”, me 39 persona në bord, përfshirë ministren franceze të kohezionit territorial Caroline Cayeux, për shkak të stuhisë së fuqishme ateroi jashtë pistës në zonën e gjelbër.

Avioni shmangu një përplasje në momentin e fundit dhe ateroi jashtë pistës, transmeton Anadolu Agency (AA). Avionin mbrëmë e zuri stuhia teksa përgatitej të ateronte në aeroportin Orly në kryeqytetin e Parisit, njoftoi “Le Figaro”.

Piloti për një çast humbi kontrollin e avionit i cili u kaplua nga turbulenca dhe me vështirësi ateroi jashtë pistës në hapësirën e gjelbër. Më tej thuhet se avioni në momentet e fundit ka shmangur rrëzimin në tokë për shkak të stuhisë së fortë.

Ministrja Cayeux shkroi në llogarinë e saj në Twitter se avioni që doli nga pista gjatë uljes nga Rodez shkaktoi frikë por se nuk kishte të lënduar. Ajo falënderoi për mesazhet e mbështetjes.

Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me rastin./AA/

Exit mobile version