Avioni që transportonte presidentin e Polonisë, Andrzej Duda për të takuar homologun e tij amerikan Joe Biden është dashur të kthehet prapa dhe ka bërë një ulje emergjente në Varshavë, ka raportuar të premten agjencia shtetërore e lajmeve e Polonisë PAP.
Edhe nga Shtëpia e Bardhë e konfirmuan këtë. Biden tani do të ndryshojë orarin e tij, duke u takuar fillimisht me anëtarët e Divizionit të 82-të Ajror dhe më pas duke marrë pjesë në një ngjarje humanitare në Poloni. Edhe Duda do të marrë pjesë nëse arrin në kohë./UBTNews/