Një aeroplan i lidhur me Yevgeny Prigozhin – bosi i grupit mercenar Wagner që organizoi kryengritjen e së shtunës – është ulur në Minsk, kryeqyteti i Bjellorusisë.
BBC Verify ka monitoruar një faqe interneti për gjurmimin e fluturimeve, e cila tregon se një avion privat, një Embraer Legacy 600, u ul në bazën ajrore Machulishchy pranë Minskut.
Ende nuk mund të konfirmohet nëse Prigozhin ishte në bord.
Avioni është regjistruar në një kompani të quajtur Autolex Transport LTD.
Departamenti Amerikan i Thesarit e ka lidhur këtë firmë me Progozhin dhe aktualisht është e përfshirë në listën amerikane të kompanive të sanksionuara./UBTNews/