Dy avionë luftarakë rusë MiG-31 dyshohet se kanë shkelur hapësirën ajrore finlandeze mëngjesin e së enjtes pranë qytetit bregdetar Porvoo në Gjirin e Finlandës, tha ministria finlandeze e mbrojtjes.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se shkelja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit dhe avionët po shkonin në drejtim të perëndimit. Avioni ishte në hapësirën ajrore finlandeze për dy minuta./UBTNews/