Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka thënë se misioni për shuarjen e zjarreve që kanë shpërthyer atje është përmbyllur me sukses.
Ministri i dikasterit në fjalë, Pirro Vëngu, ka falënderuar Bashkimin Evropian për ndihmën që u kanë dërguar me dy aeroplan rumunë për fikje.
“Misioni për shuarjen e zjarreve në Shqipëri përmbyllet me sukses: Ministri Vengu falënderon Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile dhe Rumaninë për mbështetjen”, thuhet në postimin e MM-së në Shqipëri.