Më herët, sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar kishte sugjeruar se lufta në Ukrainë mund të zgjasë edhe një vit.
Tani, ai ka thënë se avionët e mbajtur nga vendet e NATO-s mund t’i jepen Kievit për ta ndihmuar atë të luftojë forcat ruse.
Duke folur për LBC, Ben Wallace theksoi se beteja në Ukrainë nuk ishte “një konflikt i NATO-s”, por “tashmë po flitej” për një vend që furnizonte Volodymyr Zelenskyn me avionë.
I pyetur nëse avionët luftarakë të furnizuar nga NATO mund të dërgohen në Kiev, ai tha: “Të furnizuar nga NATO, po. Tashmë po flitet, mendoj, për një vend të Evropës Lindore që furnizon MiG-29″.
“Ne nuk do të shohim NATO-n, ne do të shohim vendet që janë anëtare të NATO-s të vënë potencialisht pajisje të forcave ajrore ose MiG-29”, shtoi ai./UBTNews/