Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thirrur konferencë për media në orën 17:00.
Ai do të flasë për menaxhimin e pandemisë COVID-19, teksa ditë më parë ka paralajmëruar ndryshim të masave anticovid.
Me të pritet të jetë edhe ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj, ku bashkë do të dalin para gazetarëve, në ndërtesën e qeverisë, pas analizës së gjendjes epidemiologjike në vend.
Rikujtojmë se janë bërë dy javë që prej kur Qeveria e Republikës së Kosovës, ka marr masat e reja, për parandalimin e virusit COVID-19, masa këto që i ndanin qytetet e Kosovës në tri zona./UBTNews