Njohësi i çështjeve ekonomike, Besnik Avdiaj ka thënë se Ligji i Pagave nuk e reflekton situatën ekonomike në vend. Sipas tij, pak më të vështirë do ta kenë ato familje që kanë të punësuar në Administratën Publike.
Avdiaj ka thënë se paralajmërimet për rritje të koeficienteve për vitin e ardhshëm nuk mund të bëhet, për shkak të situatave që mund të ndryshojnë.
Njohësi i ekonomisë konsideron se gjendja e rëndë ekonomike dhe përballja me inflacionin, nuk e justifikon këtë koeficient.
“Prej momentit kur është miratuar projektligji për pagat në administratën publike në Kosovë janë diskutuar mundësitë e koeficienteve të ndryshëm pra nga bile më pak se 100, 130, 139 sipas propozimeve të palëve të ndryshme të interesit megjithatë ky koeficienti prej 105 eurove nuk e reflekton situatën ekonomike në vend, situatën me inflacionin përballjen e familjeve dhe ekonomive familjare me këtë situatë, veçanërisht tek ato familje që kanë të punësuar në administratën publike megjithatë nëse i shohim projeksionet buxhetore ky koeficient rrit në një far forme shpenzimet buxhetore për paga dhe mëditje sipas kategorive të përcaktuara”, ka thënë Avdiaj.
Avdiaj ka hedhur dyshime nëse vërtetë koeficienti mund të rritet nga viti i ardhshëm. Këtë sipas tij nuk mund ta parashikojë askush.
“Përcaktimi që është tani për vitin e ardhshëm për një koeficient me 5 euro më shumë nuk e di mbi çfarë baze mund të bëhet për shkak se ekzistojnë disa parametra që duhet të merren parasysh në analiza të tilla edhe në përcaktimin e koeficienteve jo thjesht qysh tani të planifikojmë një rritje prej 5 eurove ndoshta situata ekonomike mund të sjellë një avancim të tillë që ky koeficient të rritet madje edhe me 10 ose 15 euro por madje edhe mund të zvogëlohet kjo është ndoshta edhe mangësia kryesore e ligjit për paga që kanë lënë hapësirë që koeficienti të mbetët çështje diskutabile nga viti në vit edhe kjo normalisht që mban le të themi në një amulli të gjithë zyrtarët publik në vend”, deklaroi ai tutje.
Ai ka thënë se do të ishte i mirëseardhur një reformë në Administratën Publike. Ndërsa për sektorin privat, Avdiaj ka thënë se ka mbetur nën hije.
“Varësisht nga perspektiva se si i shohim të ardhurat në administratën publike në Kosovë e dimë që një pjesë e madhe e të punësuarve në administratën publike nuk reflektojnë punën të cilën duhet dhe pritet ta bëjnë prandaj edhe janë nisur disa herë forma të administratës publike një shkurtim i vendeve të punës në administratën publike do ta justifikonte edhe një ngritje të pagave madje edhe më të madhe se sa diskutimet prej 120 euro për koeficient. Sidoqoftë pika të cilën ne nuk po e marrim parasysh shumë është sektori privat. Sektori privat nuk e ka mundësinë që me një koeficient të përcaktohen pagat e njëjta për të gjithë sektorin privat respektivisht kjo është një gjë pozitive aq sa është negative duke pasur parasysh se Kosova sektorin privat e ka në një gjendje të mos të them të mjerueshme po në shumë drejtime në shumë sfera ka hapësirë për t’u përmirësuar kushtet e punëtorëve”, u shpreh ai.