UBT News

Ava Max njofton shtyrjen e turneut: Vendimi më i vështirë që kam marr ndonjëherë

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe famë botërore, Ava Max, ka ndarë një lajm të papritur me ndjekësit e saj në Instagram, duke bërë të ditur se është detyruar të shtyjë turneun e saj muzikor.

Në një mesazh emocional të publikuar në Story, artistja e hitit “Sweet but Psycho” u shpreh se ky ka qenë një nga vendimet më të vështira të karrierës së saj.

“Shtyrja e turneut është vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë, por kur performoj për ju, gjithçka duhet të jetë në një standard me të cilin ndihem e kënaqur, dhe për momentin, nuk është ende aty ku dua”, ka shkruar Ava.

Duke treguar dashurinë për publikun dhe pasionin për skenën, ajo shtoi: “Të jem në skenë është gjëja ime e preferuar në botë. Për të sjellë një show që e meritoni të gjithë, më duhet pak më shumë kohë. Ju premtoj që do ia vlejë pritja”.

Ajo e mbylli mesazhin me një premtim për fansat: “Ju dua të gjithëve dhe mezi pres t’ju shoh. Së shpejti, ju premtoj!”

Reagimet e fansave kanë qenë mbështetëse dhe plot mirëkuptim, ndërsa shumë prej tyre kanë theksuar se presin me padurim të shohin një performancë të denjë për nivelin e saj artistik.

Exit mobile version