Nabil Abu Rudeineh, zëdhënësi i Presidencës së Autoritetit Palestinez, ka bërë thirrje për ndërhyrje urgjente ndërkombëtare për të ndalur “agresionin gjithëpërfshirës” të Izraelit kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe Rripin e Gazës.
Përmes një deklarate, Abu Rudeineh tha se Izraeli po praktikon “terrorizëm të organizuar” kundër palestinezëve në të gjitha vendet e tij.
Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përgjegjëse për këtë përshkallëzim dhe kërkoi nga to që të bëjnë presion ndaj qeverisë izraelite që të ndalë luftën e saj kundër palestinezëve. Ai i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që “të ndërhyjë urgjentisht për të ndalur gjakderdhjen në dritën e heshtjes së paprecedentë ndërkombëtare”./UBTNews/