UBT News

Autoriteti Palestinez: Bastisja përbën “krim kundër njerëzimit”

Ministrja e Shëndetësisë e Autoritetit Palestinez, Mai al-Kaila e ka akuzuar Izraelin për “kryerje të krimeve kundër njerëzimit, stafit mjekësor dhe pacientëve, pas një operacioni ushtarak brenda spitalit”.

“Forcat pushtuese ne i mbajmë plotësisht përgjegjëse për jetën e stafit mjekësor, pacientëve dhe njerëzve të zhvendosur në Al-Shifa”, tha ajo në një deklaratë që u publikua nga agjencia palestineze e lajmeve, Wafa.

Autoriteti Palestinez i udhëheq pjesët e Bregut Perëndimor që nuk janë nën kontroll të plotë nga Izraeli dhe dominohet nga lëvizja Fatah, një kundërshtar i Hamasit.

Al-Shifa është spitali më i madh në Gaza, dhe të dyja Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës pretendojnë se Hamasi e ka një bazë komanduese nën të – pretendime të cilat Hamasi i mohon./UBTNews/

Exit mobile version