UBT News

Autoritetet zvicerane sekuestrojnë 50 kg kokainë në kafe

Policia zvicerane thotë se ka sekuestruar 500 kg kokainë nga një ngarkesë kafeje që ishte dërguar në një fabrikë të Nespresso-s.

Punëtorët në fabrikën e cila ndodhet në Romont kanë alarmuar autoritetet pasi gjetën pluhur të bardhë në thasë me kokrra kafeje. Policia më vonë sekuestroi edhe më shumë drogë në pesë kontenjerë transporti. Sipas informacioneve fillestare, besohet se dërgesa ka ardhur nga Brazili.

Në një deklaratë nga Nespresso bëhet e ditur se prodhimi i kafesë në fabrikë nuk u kontaminua nga droga.

“Ne duam t’i sigurojmë klientët tanë se produktet tona janë të sigurta për konsum”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Kokaina e sekuestruar ishte 80% e pastër dhe kishte një vlerë të vlerësuar në rrugë prej afro 50 milionë euro.

Sipas policisë, kokaina ka qenë e destinuar për tregun evropian./UBTNews/

Exit mobile version