Ekipet ukrainase të kërkimit gjetën 50 trupa të personave të zhdukur vetëm gjatë muajit të kaluar në zonat e pushtuara më parë nga forcat ruse, tha një zyrtar ukrainas.
Komisioneri i Ukrainës për Personat e Zhdukur, Oleh Kotenko tha se trupat u gjetën në rajonet Donetsk, Luhansk dhe Kharkiv. Kërkimet po vazhdojnë ende për varre të tjera të mundshme.
Ministria e Punëve të Brendshme e Ukrainës tha se rreth 23 mijë njerëz konsiderohen zyrtarisht të zhdukur që nga fillimi i luftës në Ukrainë./UBTNews/