UBT News

Autoritetet thonë se radiostacionet ruse që u sulmuan nga hakerët po transmetojnë informacione të rreme

Radiostacionet komerciale në disa pjesë të Rusisë transmetuan lajme të rreme për një alarm për sulm ajror dhe një sulm të mundshëm raketor të mërkurën, pasi serverët e tyre u sulmuan nga hakerët, njofton Ministria e Situatave të Emergjencave të vendit.

Ende nuk dihet se kush qëndron pas këtij sulmi.

“Si rezultat i një sulmi në serverët e një numri radiostacionesh komerciale në disa rajone të vendit, u transmetua në ajër informacioni për gjoja shpalljen e një alarmi për sulm ajror dhe kërcënimit të një sulmi me raketa”, njoftoi ministria në Telegram.

“Ky informacion është i rremë dhe nuk korrespondon me realitetin. Ju lusim që të informoheni nga burimet zyrtare”, thuhet tutje./UBTNews/

Exit mobile version