Radiostacionet komerciale në disa pjesë të Rusisë transmetuan lajme të rreme për një alarm për sulm ajror dhe një sulm të mundshëm raketor të mërkurën, pasi serverët e tyre u sulmuan nga hakerët, njofton Ministria e Situatave të Emergjencave të vendit.
Ende nuk dihet se kush qëndron pas këtij sulmi.
“Si rezultat i një sulmi në serverët e një numri radiostacionesh komerciale në disa rajone të vendit, u transmetua në ajër informacioni për gjoja shpalljen e një alarmi për sulm ajror dhe kërcënimit të një sulmi me raketa”, njoftoi ministria në Telegram.
“Ky informacion është i rremë dhe nuk korrespondon me realitetin. Ju lusim që të informoheni nga burimet zyrtare”, thuhet tutje./UBTNews/