UBT News

Autoritetet shëndetësore të Danimarkës thonë se mund ta përdorin vaksinën AstraZeneca në të ardhmen

Danimarka është vendi i parë evropian që ka ndaluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca, pas shqetësimeve për mpiksje të gjakut.

Kreu i autoritetit shëndetësor të Danimarkës, Soren Brostrom thotë se nuk po e përjashtojnë mundësinë e përdorimit të vaksinës në të ardhmen, duke shtuar se nëse do të ishin në një situatë krejtësisht tjetër dhe nëse do të prekeshin nga vala e tretë e pandemisë, autoritetet shëndetësore daneze nuk do të hezitonin ta përdornin këtë vaksinë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Rregullatori Evropian i Barnave kanë urdhëruar vendet të përdorin vaksinën AstraZeneca, duke thënë se mpiksja e gjakut është efekt i rrallë anësor, dhe se benifitet e vaksinës tejkalojnë rreziqet.

Rreth 150 mijë danezë kanë marrë së paku dozën e parë të vaksinës AstraZeneca./UBTNews

Exit mobile version