Një lloj i ri i virusit mpox që u shfaq në Republikën Demokratike të Kongos (DRC) mund të bëhet kërcënim ndërkombëtar shëndetësor nëse nuk merren masa për ta parandaluar.
Kongo është përballur me virusin mpox edhe më parë, i cili njihet edhe si virusi i majmunit që nga shtatori i vitit 2023.
Së fundmi ky virus ka arritur një nivel krize, sepse po përhapet pa kontakt seksual dhe mund të shmangë testet diagnostike. Rastet po arrijnë gjithashtu nivele rekord dhe vaksinat nuk janë lehtë të qasshme.
Rreth 9 mijë e 600 raste të dyshuara me mpox janë raportuar në tetë vende afrikane këtë vit, dhe më shumë se 400 njerëz kanë vdekur. Fëmijët nën 15 vjeç kanë llogaritur shumicën e infeksioneve dhe vdekjeve të reja në vitin 2024.
Pothuajse të gjitha rastet deri më tani kanë qenë në Kongo, por zyrtarët shëndetësorë thonë se lloji i ri tashmë mund të jetë përhapur përtej kufijve të tij./UBTNews/