UBT News

Autoritetet ruse dhe ukrainase evakuuan rreth 6 mijë persona pas përmbytjeve

Rreth 6 mijë persona janë evakuuar nga zonat e përmbytura të lumit Dnieper për shkak të shkatërrimit të digës Kakhovka, kanë thënë autoritetet ruse dhe ukrainase.

Ministri i Brendshëm ukrainas, Oleg Klymenko tha se 1 mijë e 894 qytetarë janë evakuuar në zonat e kontrolluara nga ukrainasit. Ai shtoi se shpëtimtarët, policia dhe vullnetarët po vazhdojnë përpjekjet për evakuim në rajonin e Khersonit.

Ndërkohë, kreu i rajonit të instaluar nga Moska, Vladimir Saldo shkroi në Telegram se mbi 4 mijë njerëz u evakuuan në Kherson./UBTNews/

Exit mobile version