UBT News

Autoritetet në Arabi Saudite mbrojnë vendimin për uljen e zërit të altoparlantëve në xhami

Ministri i Çështjeve Islame në Arabinë Saudite të hënën mbrojti vendimin e ministrisë që ai drejton për të ulur zërin e altoparlantëve në xhami, duke thënë se shumë familje u ankuan që zëri i altoparlantëve po i zgjon fëmijët e tyre.

Javën e kaluar kjo ministri tha se të gjithë altoparlantët duhet të lëshojnë vetëm një të tretën e zërit të tyre.

Ndryshimet vijnë në kohën e një reforme më të gjerë në rolin që feja luan në jetën publike nën sundimin e princit të kurorës, Mohammed bin Salman, sundimtari de facto i Arabisë Saudite, i cili ka lehtësuar disa kufizime të rrepta sociale, ndërsa nuk lejon asnjë mospajtim politik.

Por kjo reformë shkaktoi reagime në rrjetet sociale, ku po bëhet thirrje të ndalohet muzika në restorante dhe kafene.

Ministri Abdullatif al-Sheikh tha që ata që duan të falen nuk duhet të presin ezanin e Imamit. Kritikuesit e kësaj reforme ai i ka quajtur “armiq të mbretërisë”, të cilët sipas tij po synojnë “ta trazojnë opinionin publik”.

Princi i kurorës po përpiqet ta bëjë Arabinë Saudite një vend sa më liberal dhe ta zvogëlojë rolin që luan feja në jetën publike. Kufizimet sociale janë lehtësuar, si psh. grave iu lejohet të vozisin. Por ai kritikohet se nuk po e respekton lirinë e shprehjes. Mijëra kritikë të tij janë arrestuar dhe burgosur./UBTNews

Exit mobile version