Rreth 1 mijë persona në Teheran janë akuzuar lidhur me protestat antiqeveritare që kanë përfshirë Iranin.
Sipas kryeprokurorit të qytetit, të dyshuarit e akuzuar për “akte sabotimi”, duke përfshirë vrasjen e rojeve të sigurisë dhe zjarrvënie, përballen me gjyqe të hapura masive këtë javë.
Autoritetet nuk kanë treguar se sa persona janë arrestuar, po aktivistët e të drejtave të njeriut kanë vlerësuar se janë 14 mijë njerëz, shkuan BBC.
Njoftimi erdhi pasi dy protestues adoleshentë që dyshohet se u vranë nga forcat e sigurisë u varrosën në verilindje të Iranit.
Kumar Daroftateh, 16 vjeç, u qëllua në një demonstratë në qytetin e Piranshahr dhe vdiq në spital, të dielën mbrëma. Në funeralin e tij të hënën, pjesëmarrësit thërrisnin parulla kundër qeverisë.
Në jug, në qytetin e Sanandajt, një turmë tjetër u mblodh te varri i Sarina Saedit, e cila gjithashtu ishte 16 vjeçare.
Dëshmitarët e panë atë të rrëzohej përtokë gjatë një proteste disa ditë më parë, pasi u godit nga forcat e policisë.